10/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy raste të reja të Kovid-19 në rajonin e Gostivarit, një në qytet dhe një në Vrapçisht

Në testimet e fundit për zbulimin e të infektuarve të rinj me koronavirus në rajonin e Gostivarit ka dy raste të reja. Sipas informacioneve të Shtabit Ndërkomunal të Krizës për komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostudshë, në testimet pozitivë me Kovid-19 janë një person nga Gostivari dhe një nga Vrapçishti.

Deri më sot numri i përgjithshëm i rasteve aktive në rajonin e Gostivarit ka arritur 32. Në Komunën e Gostivarit janë aktivë 15, në Vrapçisht 13, në Komunën Mavrovë dhe Rostushë katër. Shtatë të sëmurë trajtohen në spital, ndërsa 25 në kushte shtëpie.

Nga fillimi i pandemisë, në rajonin e Gostivarit janë bërë 501 testime, ndërsa te 54 persona ka pasur rezultate pozitive të Kovid-19. Prej tyre 27 janë në Gostivar, 21 në Vrapçisht dhe gjashtë në Mavrovë dhe Rostushë. Si pasojë e infektimit me koronavirus kanë vdekur tre persona në këtë rajon. zgm/ar/

Të fundit