27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe pa lëshimet rrethoja në autostradën nuk do ta mbante autobusin, pohon eksperti në gjykimin për aksidentin në Llaskarcë

(MIA) – Rrethoja mbrojtëse në autostradën Shkup – Tetovë në aksin rrugor në vendin e aksidentit të autobusit të “Durmo turs” ka qenë në pajtim me standardet e atëhershme, përveç vidhës e cila shërben për bashkimin e pjesëve, e cila është me një cilësi disi më të dobët, deklaroi eksperti i fushës së ndërtimtarisë në seancën e sotme gjyqësore për aksidentin afër Llaskarcës.

Rrethoja është vendosur në vitin 2000, ndërsa projekti është bërë në vitin 1998.

Në përgjithësi, tha eksperti, janë gjatë projektimit që nuk ka detaje për shtyllën, distancën dhe vendosjen e rrethojës në lidhje me autostradën, derisa gjatë ekzekutimit, është për shkak se ka tension të pamjaftueshëm të rrethojës dhe pjesëve të saj. Ai theksoi se lëshimet ka edhe gjatë mirëmbajtjes ku është lejuar korozion dhe nuk është mbajtur në kondicion.

“Nga të gjitha analizat dhe nëse nuk ka pasur lëshime të tilla kjo nuk do të kishte mundësi ta mbajë autobusin”, tha eksperti.

Inspektimet për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e rrethojës, theksoi eksperti, janë bërë në Fakultetin e Makinerisë në Shkup.

Ai theksoi se standardet e atëhershme për ndërtim, në pjesën më të madhe i kanë standardet jugosllave.

“Nga dokumentacioni projektues ka shumë pak të dhëna për rrethojën mbrojtëse. Në shtojcë ka edhe një dokument se është zgjedhur rrethojë mbrojtëse elastike të tipit “Slloboda”, deklaroi eksperti.

Gjatë ndërtimit, tha ai, janë kryer ndryshime të bazën e përgjithshme, në kuptim të të gjitha elementeve konstruktive

Sot, theksoi eksperti, punojmë përmes atyre standardeve dhe zbatohen në të gjithë Evropën.

Testimi, tha ai, është në karakteristikat kimike të materialit dhe gjeometrisë së pjesëve, me çfarë në to nuk ka të dhëna për parakolpin.

“Nuk është testuar deri në çfarë shkalle të fuqisë dhe nën cilin kënd mund të pranojë goditje rrethoja”, deklaroi eksperti.

Rëndësia e kësaj të dhëne, theksoi ai, nlëe do të kishim, është faktor i rëndësishëm në vetë dimensionin dhe vendosjen e vendeve të rrezikshme.

Procesin e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Për aksidentin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 afër fshatit Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 të tjerë u lënduan rëndë, akuzohen gjashtë persona.

Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmisht Beluli, përgjegjësi për transport në firmën Remzi Miftari, shoferi i autobusit të aksidentuar Manoill Trifunovski dhe tre të punësuarit tjerë në Stacionin për Kontroll Teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Të fundit