Edi Rama selam maqedonasve: Pa shqiptarët, s’ka NATO dhe BE. Faleminderit Ali Ahmeti – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Edi Rama selam maqedonasve: Pa shqiptarët, s’ka NATO dhe BE. Faleminderit Ali Ahmeti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në kongresin e Partisë Socialiste ju çoi selam maqedonasve se nuk ka NATO dhe BE pa shqiptarët duke falënderuar edhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin për mundin dhe sakrificën ndaj shqiptarëve dhe zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, transmeton TS.
“Shqiptarët sot, janë shumë më mirë siç ishin dje, por ajo për presidentin e Maqedonisës së Veriut quhej e papranueshme, gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare në e Maqedoninë e Veriut , dua të përshëndes mikun tonë Ali Ahmetin, ta falënderojë dhe realisht ta përgëzoj. Pa shqiptarët s’ka Maqedoni të Veriut, pa Shqiptarët s’do kishte marrëveshje të Prespës, pa shqiptarët s’do të kishte BE dhe NATO” u shpreh Edi Rama në fjalimin e tij në kongresin e PS-së.
Si mysafir në kongres të PS-së ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe biznesmeni nga Tetova, Lazim Destani/TS/

Related posts

Në Dibër dhe në Qendër Zhupë në izolim shtëpiak tetë punonjës shëndetësorë

Televizioni Koha

Pendarovski në Konferencën e 56-të të Sigurisë në Munih

Televizioni Koha

Qeveria i shton masat: Mbyll qendrën e skijimit në Mavrovë dhe kalimet kufitare me Shqipërinë

Televizioni Koha

Leave a Comment