26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ende numërohet në SHBA, Trump humb terren ndaj Biden edhe në shtetet “kyçe”

Ende numërohet në 5 shtete të SHBA, të cilat do të vendosin edhe se kush do ta marrë Shtëpinë e Bardhë. Mesa duket presidenti Donald Trump po humb terren edhe në shtete që konsiderohen si bastione të republikanëve, si Georgia, ku kandidatët janë aktualisht në barazim.

Kurse në Pennsylvania Trump është duke kryesuar lehtë ndaj kundërshtarit të tij demokrat.

Situata në shtetet ku po numërohet paraqitet si më poshtë:

Arizona: Janë të numëruara 90 për qind të votave, kryeson Joe Biden me 50.1%.
Donald Trump pason me 48.5%

Georgia: Janë numëruar 98% të votave, Trump dhe Biden ndodhen aktualisht në barazim.
Donald Trump- 49.4%
Joe Biden- 49.4%

Karolina e Veriut: Janë numëruar 94 për qind të votave, kryeson Trump me 50.0%.
Joe Biden-48.6%

Pennsylvania: Janë nuëruar 94 për qind të votave, kryeson lehtë Donald Trump me 49.5% të votave.
Joe Biden- 49.2%

Nevada: Janë numëruar 89 për qind të votave, kryeson Joe Biden me 49.4%.
Donald Trump: 48.5% të votave.

Alaska: Janë numëruar 46 për qind të votave, kryeson Donald Trump me 62.9%.
Joe Biden-33.0% të votave. /abcnews.al/

Të fundit