26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ethet e koronavirusit ,spitali i Gostivarit në gjendje gatishmërie

Me maska,  doreza dhe veshje sterile,  spitali i Gostivarit,  konkretisht reparti i infektologjise ishte nën ethet e pritjes eventula të ndonjë rasti me simptoma të dyshimta për koronavirus.Rastet e paraqitura në  itali  si duket ngritën alarmin edhe në republiken e maqedonise së veriut duke bërë që ministria e shendetësisë të marrë masa konkrete mes te cilave ka percaktuar tre spitale te cilet do te sherbejne dhe do te jene te pergaditur per ndonje rast me koronavirus mes te cilave per regjionin me te gjere te pollogut eshte perzgjedhur spitali i Gostivarit ku gati dy tre ditë eshte përgaditur edhe me dhoma adekuate,  deklaron drejtori i spitalit te gostivarit Jakup Jakupi .

Por a jane te mjaftueshëm vetëm tre shtretër të asaj dhome nëse eventualisht ndodh që të ketë të infektuar me virusin i cili ka mar përmasa globale.

Mes të tjerash një mërgimtar i cili gjendet afër zonës së rezikut në itali dhe është nga rethina e Gostivarit në një deklaratë me shkrim për televizionin koha ka thënë se situata është emergjente dhe se personat të cilët gjenden në rethinën ku është shpallur gjendje alarmante tani vazhdojnë të jenë në karantinë

“Në jemi shum afër zonës ku është ngritur alarmi sipas informacioneve parashihet reth 10 mijë qytetar të regjionit të pollogut të jenë në këto zona, unë personalisht sëbashku me disha mërgimtar të tjerë të cilët vim nga rethina e Gostivarit jemi në kufi të zonës por që e gjith teritori është nën vëzhgim të policisë ndërsa prej nesër kemi urdhër të mbyllim vendet ku punojmë dhe të rim nëpër shtëpi, edhe shkollat jan mbyllur por edhe pse disa duam që të kthehen në vendlindje konkretisht brenda teritorit të rezikut pa mos e kaluar testin nuk mund të dalin nga karantina” thotë mërgimtari 

Alarmi për koronavirus ka bërë që e njejta tashmë të diskutohet në cdo ambient ku frekuentojnë njerës por edhe nëpër shtëpi mjeku Jakup Jakupi thekson masat parandaluese duke e vënë në theks të vecant higjenën personale ./TV KOHA/

Të fundit