27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit” në Tetovë

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej nesër deri më 21 tetor në Tetovë dhe në qytetin e Korçës, paralajmëruan sot në konferencë shtypi nga drejtoria e festivalit.

Festivali do të hapet në orën 19:30 para Qendrës për Kulturë, ndërsa pritet fjalim të mbajë Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili si edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Laureate e edicionit të sivjetmë është poetja nga Anglia, Fiona Samson, e cila do ta marrë çmimin “Naim Frashëri”, si edhe funksionin anëtare nderi e drejtorisë së festivalit. Në ditën e dytë në Komunën e Tetovës do të promovohen 10 libra në mesin e tre librave të laureatëve, Antologjia e festivalit, Antologjia e poezisë moderne maqedonase dhe libra të tjerë të poetëve shqiptarë dhe të huaj. Të premten pasdite do të shkojmë në Teqen Arabati Baba ku do të kemi lexim. Të shtunën udhëtojmë për në Korçë ku është nata finale dhe ndarja e çmimeve”, deklaroi Shaip Emrullahu nga drejtoria e festivalit.

Në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” do të marrin pjesë 40-të poetë prej 10 vendeve. as/ .

Të fundit