27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fetai: Deklaratat e Verushevskit për “bombat” nuk do të ndikojnë në lëndët e PSP-së

Ish prokurorja speciale Fatime Fetai, para fillimit të seancës së sotme për “Dhuna në Komunën Qendër”, tha se deklarata e ish kreut të DSK-së, Zoran Verushevski se bombat janë modifikuar dhe komprometuar nuk do të ndikojë në procedurat e PSP-së.

“Sipas meje jo. Kjo nuk mund të ndikojë në autenticitetin e materialeve me të cilat disponojmë, e as në procedurat. Bëhet fjalë për deklaratë që nuk ka përfunduar”, tha Fetai, duke shtuar se Verushevski do të merret në pyetje edhe më tej nga ana e gjykatës.

“Interpretim dhe shpjegim mund të jep vetëm Verushevski”, tha prokurorja Fetai.

Të fundit