26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Fidel Kastroja i Maqedonisë së Veriut”, nuk koalicionon me asnjë parti të njollosur

A mund ta krahasojmë Dimitar Apasiev me Fidel Castro?

Ai sot përmes një postim të ri në rrjetin social Facebook, në të cilin shpreh pozicionin e revolucionarit të ndjerë kuban, shkruan se ai dhe partia e tij nuk do të bëjnë koalicion me asnjë parti që kanë njolla në punën e tyre, sepse kjo e rënon ideologjinë që ata përfaqësojnë, përcjell in7.

A do të thotë kjo që Apasiev njofton se nuk do të hyjë në koalicion me asnjë prej partive që janë duke negociuar për të formuar një qeveri, dhe se a do të funksionojnë si opozëtë dy deputetët, aq sa ka partia “E Majta”.

Ja se çfarë ka shkruar Apasiev në rrjetin social Facebook:

Partia e parë politike në të cilën morri pjesë Fidel Castro ishte partia ‘ORTHODOX”. Më 1948 Partia fitoi vetëm 2 (dy) vende në Parlamentin kuban.

Qëndrimi i të riut Fidel ishte: “Nuk duhet të ketë koalicion me partitë që kanë njolla në punën e tyre! Koalicioni do të rënojë ideologjinë. Vetëm rivalët tanë do të përfitojnë nga kjo.”

ps Koincidencë !? “Unë nuk do të thoja”, ka shkruar Apasiev në profilin e tij në rrjetin social Facebook këtë mëngjes.

Kjo vijon pasi Apasiev ofendoi rëndë Radmila Shekerinskën, gjë që shkaktoi reagime të shumta në publik.

Deri më tani, Shekerinska nuk ka reaguar ndaj këtij postimi.

Burimi: Faktor.mk

Të fundit