27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Mjafton numri i testeve për koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sonte në konferencë për media informoi se është bërë lista e mjekëve të cilët janë trajnuar, të gatshëm që të punojnë me pacientë në kujdes intensiv.

“Bëhet fjalë për anesteziologë dhe infermiere në repartet për kujdes intensiv. Rreth 200 mjekë dhe 400 infermiere. Kontaktuam edhe me infektologët e pensionuar, ekspertë të kësaj lëmie të cilët mund të punojnë me këta pacientë. Ata janë mjekë të përgatitur, në pritje,nëse duhet të përshihen në procesin e mjekimit të pacientëve”, tha Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Filipçe tha se për momentin në dispozicion janë rreth 1.400 teste për koronavirusin.

“Ne përfunduam një procedurë me të cilën në mënyrë shtesë u furnizuam me 1.000. Paralajmërimi është se secilën javë mund të kemi nga 1.000. Vetë Instituti i Shëndetit Publik filloi procedurën me të cilën furnizohet me afro 5.000 teste. Vlerësoj se numri i testeve mjafton”, tha Filipçe. Përkujtoi se prej nesër pacientët mund të caktojnë termin te mjekët amë për testim.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Filipçe tha se sot deri në mesditë kanë ardhur rreth 100 shtetas tanë nga vendet evropiane dhe janë dërguar në objektin në Demir Kapi. Paralajmërimi, siç tha, ishte se rreth 200 shtetas tanë do të kthehen dhe të gjithë do të jenë në izolim adekuat pas ardhjes.

I pyetur se a do të marrim ndihmë humanitare nga Kina, Filipçe informoi se po bisedojnë me përfaqësues të Ambasadës së RP Kina dhe se përgjigje përfundimtare pritet në fillim të javës së ardhshme.

Përsëriti se për të gjithë ata të cilët nuk do t’i përmbahen masave për mbrojtje nga koronavirusi do të ketë sanksione.

Filipçe tha se deri më tani në MPB ka një pacient të diagnostikuar me koronavirus, por siç tha, këtë po e them me rezervë.

Ministri i Shëndetësisë informoi se dukshëm është ulur numri i pacientëve të sëmurë nga gripi sezonal. Shtoi se asnjë pacient nuk është lënë mënjanë, ndërsa po shtyhen intervenimet vetëm nëse ka mundësi.MIA. fc/

Të fundit