26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Në disa komuna mund të kthehen masat kufizuese, përfshirë edhe karantinën

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me gjendjen me coronavirusin në vend.

Ai tha se në ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve të rinj me Covid-19, për shkak të siç tha, mosrespektimit të masave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Filipçe deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që të vendosen sërish masa kufizuese, duke përfshirë edhe karantinën, në disa komuna të caktuara.

Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.

Ai gjithashtu theksoi se në Tetovë, Veles dhe disa vende tjera është duke u bërë monitorim i veçantë i situatës me coronavirusin.

Filipçe tha se në Tetovë është vërejtur numër i lartë i mosrespektimit të masës së izolimit dhe vetizolimit dhe mosmbajtjes së maskave./Telegrafi/

Të fundit