26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Nuk kemi pasur njohuri që ndonjëri nga stafi i Shtabit të Krizës në Kumanovë është testuar për coronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Fiipçe në një konferencë për shtyp online konfirmoi se sot janë shëruar 23 pacientë të cilët ishin të infektuar me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri informoi se për fat të keq sot një pacientë nga rrethi i Strugës ka ndërruar jetë nga coronavirusi.

Filipçe konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 107 raste të reja me coronavirus në Maqedoni. Sipas qyteteve 28 janë në Shkup, 44 në Kumanovë, 2 në Dibër, 1 në Shtip, 11 në Prilep, Tetova 5, Struga 1, Velesi 4, Manastiri 6, Kavadari 1, Gostivari 2, Koçani, 1 dhe një në Kërçovë.

Ai tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus ka arritur në 1081.

Ministri shtoi se dje gjatë qëndrimit në Shtabin e Krizës në Kumanovë, nuk ka pasur njohuri që ndonjërit prej stafit atje iu është marrë mostra për analiza për coronavirus, në të kundërtën, shtoi se, do të ishin përgatitur më ndryshe.

Ai tha se i burgosuri që ndërroi jetë mbrëmë në burgun e Shuto Orizares ishte negativ për coronavirus./Telegrafi/

Të fundit