27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“G7” do të diskutojë për ndikimin e koronavirusit mbi rritjen ekonomike

Vendet e “G7” do të ndërmarrin aksione të koordinuara që të kufizojnë ndikimin e koronavirusit mbi rritjen ekonomike, ka deklaruar ministri francez Bruno Le Mer, i cili ka paralajmëruar se ministrat e Financave të “G7” për këtë çështje do të diskutojnë gjatë javës.

“Reagimet do të jenë të harmonizuara. Dje kam biseduar me kryetarin e ‘G7’ dhe gjatë javës do të kemi bisedë me telefon që të koordinojmë aksionet”, ka thënë Le Mer për televizionin francez.

Ai ka shtuar se ministrat e Financave nga eurozona poashtu mes veti do të komunikojnë si dhe do të bisedojnë me shefen e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard.

“Patjetër të veprojmë ashtuqë ndikimi i koronavirusit që do të godasë rritjen ekonomike të jetë i limituar sa të jetë e mundur”, ka thënë Le Mer.MIA. fab/

Të fundit