26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ginzburg: Rusia deri në fund të verës do ta regjistrojë vaksinën kundër koronavirusit

Rusia në gusht mund ta regjistrojë vaksinën kundër koronavirusit, paralajmëroi drejtori i Qendrës hulumtuese nacionale për epidemiologji dhe mikrobiologji, Aleksandar Gunzburg.

“Besoj se mundëm ta regjistrojmë vaksinën deri në fund të verës. Unë do të thosha se mund të jetë edhe në gusht, nëse shkohet sipas planit dhe nëse nuk ka befasi”, tha Gunzburg në intervistë për televizionin ‘Rusia 1′”, transmetoi Tass.

Hulumtimi për momentin është në fazë të hulumtimeve paraklinike, që mund të zgjasë edhe më së shumti një muaj.

Sipas Gunzburg, vaksina do të jepet në krahun e djathtë, por jo të gjithë rusët mund ta marrin atë në të njejtën kohë.

“Ministria e Shëndetësisë po mendon si ta bëjë këtë, çfarë kapacitete do të angazhohen që të rritet prodhimi i vaksinave”, tha Gunzburg. ab/

Të fundit