26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 20:00

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 372.594 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 16.313 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 101.373 persona.

-Në Lombardi thonë se po shohin dritën në fund të tunelit. Po zvogëlohet numri i sapo të infektuarve me Kovid-19.

-Në thirrjen e qeverisë britanike janë përgjigjur 7,563 punonjës shëndetësorë në pension dhe kanë rënë dakord që të bëhen vullnetarë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

-Holanda i ndaloi të gjitha tubimet publike deri më 1 qershor.

-Në Francë në 24 orët e fundit kanë vdekur 186 persona me ç’rast numri i përgjithshëm i viktimave deri më tani ka arritur 860, njoftoi Le Parizien.

-Patinazhi në Madrid prej sot po kthehet në një morg të improvizuar për viktimat e vdekura të koronavirusit, pasi që morgu i qytetit është i mbyllur.

-Hungaria do ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar.

-Në Vuhan për pesë ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë i sapo infektuar. Zbuten masat e rrepta të izolimit.

-Në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit kanë vdekur 54 persona dhe tani numri i përgjithshëm i viktimave është 335. Numri i të infektuarve është rritur nga 5.683 në 6.650.

-Avokatët e Xhulijan Asanzh përsëri do të kërkojnë lirimin e tij me kusht, në bazë të argumenteve se Asanzh i përket një grupi të prekshëm.

– Austria po heton një bar në një vendpushim të njohur dimëror për gjoja se nuk ka raportuar se një nga punonjësit e tij ishte i sëmurë me Kovid-19.

-Numri i të infektuarve me koronavirus në Afrikën Jugore është rritur në 402, që është për 128 më shumë se një ditë më parë. Me këtë vendi ka më shumë të infektuar në të gjithë Afrikën. Autoritetet vendosën karantinë për tre javë.

-Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiç sonte publikoi se edhe një person në Serbi ka vdekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një grua 60 vjeçare e cila zyrtarisht është viktima e tretë nga virusi në Serbi, ku ka gjithsej 249 të infektuar.

-Në burgun e Bratisllavës sot është konfirmuar rasti i parë i Kovid-19 te një i burgosur.

-Në Kroaci janë regjistruar 61 persona të rinj të infektuar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vend është 315, ndërsa ka vdekur një person. Deri më tani janë shëruar pesë persona. ls/shk/

Të fundit