Afati i patent shoferëve për shoferët më të moshuar do të vazhdohet nga 70 në 75 vite, ndërsa parashihet dhe masë konfiskim të përkohshëm të veturës e cila shkakton zhurmë të madhe dhe prishë rendin dhe qetësinë e qytetarëve, si dhe për vetura me afat të skaduar të lejeve të qarkullimit nga gjashtë apo më tepër muaj, transmeton Zhurnal.
Këtë dje Qeveria e miratoi në seancë së bashku me miratimet në pjesën e politikës ndëshkuese në Ligjin për siguri në komunikacion me të cilat janë paraparë ulje të dënimeve. Dënimet nga tani do të jenë nga 15 deri në 250 euro si kufiri më i lartë, përpos për shkeljet të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve, ato do të ngelin të njejta.
Me ligjin e ri rregullohet edhe përdorimi i trotinetëve me rrymë në komuinkacion, me qëllim mbrojtjen e atyre që i drejtojnë por edhe qytetarëve tjerë me rregullore dhe përcaktim të vendeve për lëvizje të lejuar të trotinetëve, kufiri në moshë për drejtimin e këtyre trotinetëve, si dhe obligueshmëria për përdorimin e mjeteve mbrojtëse./Zhurnal.mk