26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hakerët grek thonë se kanë hakuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni

Hakerët grekë kanë “sulmuar” Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë qasje edhe në kamerat e sigurisë, ndërsa nga ministria nuk kanë të dhëna për këtë sulm.

Hakerët paraqiten si “Armata e fuqishme greke” the thonë se kanë arritur ta hakojnë MASH-in e Maqedonisë. Ende nuk dihet nëse sulmi po vijon.

Sipas profilit në “Twiter”, sulmi i hakerëve është transmetuar drejtpërdrejt nga hakerët, ndërsa po ashtu kanë pasur për qëllim sulmin e MPJ-së dhe Bankën Popullore.

Edhe pse disa orë nuk kishte qasje në këto ueb-faqe, problemi është tejkaluar dhe janë të gjitha në funksion./Telegrafi/

 

Të fundit