27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Havziu: Dje dy lëndime në orar të punës me lëndime të rënda trupore

Inspektorati Shtetëror i Punës po vepron për dy raste me lëndime në vendin e punës të cilat kishin ndodhur dje dhe po verifikon se a janë respektuar masat për mbrojtje gjatë punës, si dhe të drejtat e punëtorëve.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Alajdin Havziu, sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se e ka pasur masa adekuate për mbrojtje në një vend ndërtimi në Shkup ku dje kishte rënë një punëtor ndërtimtarie tha se inspektori i punës kishte dalë në terren dhe ende po punohet në verifikimin e fakteve.

“Për fat të keq, dje kishte dy raste të tilla. Dy lëndime në vendin e punës me lëndime të rënda trupore. Njëri prej tyre është edhe ky rast. Pas denoncimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila e para shkoi në vendin e ngjarjes Inspektorati Shtetëror i Punës ishte në vendngjarje dhe i ka verifikuar faktet”, tha Havziu dhe paralajmëroi se deri nesër do të kenë informacion se a ka qenë punëtori i lajmëruar dhe a ka firma masa adekuate për mbrojtje gjatë punës.

Statistikën të cilën e prezantoi sot Këshilli Inspektues tregon se Inspektorati Shtetëror prej 4 deri më 11 maj ka realizuar 819 mbikëqyrje, me çka ka sjellë 11 vendime dhe 389 indikacione për punëdhënësit të cilët nuk kishin vepruar sipas rekomandimeve të Qeverisë për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona. fc/

Të fundit