02/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hoteli “Molika” në Pelister prej sot një karantinë shtetërore për 90 persona kurse prej nesër “Popova shapka” dhe “Slavia” në Kodrën e Diellit

Hotel” Molika” në Pelister, në pronësi të SH.A. ESM, prej sot do të jetë një karantinë shtetërore për 90 persona që kthehen nga vendet e huaja.

Njerëzit pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në Aeroportin e Shkupit dhe deri në mbrëmje në mënyr të organizuar do të vendosen në hotel “Molika”.

Transporti dhe akomodimi do të kryhen në përputhje me protokollet e Ministris të Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme dhe Shëndetësisë, ndërsa hoteli do tju sigurojë të gjitha kushtet për akomodim për periudhën e izolimit të caktuar.

Në dispozicion të shtetit për këto nevoja nga ana e SH.A. ESM janë edhe hotelet në Kodrën  e  Diellit “Popova shapka “dhe “Slavia”ku pritet të strehojnë qytetarë gjatë ditës së nesërme ,për të cilët është organizuar  kthim  nga vendet e jashtme .dhe të cilët do ta  kalojë periudhën e izolimit në këto ambiente.Tv Koha

Të fundit