26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hulumtim: Masat restriktive në botë kanë parandaluar miliona raste të vdekjes me Kovid-19

Masat për restrisksione në mbarë botën parandaluan miliona raste të vdekjes nga koronavirusi i ri, tregon hulumtimi i ri.

Sipas hulumtimit të Imperial kolexh në Londër, masat restriktive dhe mbyllja e disa pjesëve të ndërtesave, dyqaneve dhe shkollave mund të ketë shpëtuar rreth tre milionë jetë në 11 vende – Austri, Belgjikë, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Norvegji, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.

Një hulumtim tjetër i realizuar në SHBA, konkludoi se masat e karantinës në Kinë, Francë, Iran, Itali, Korenë e Jugut dhe SHBA kanë parandaluar edhe 530 milionë raste të Kovid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se situata në Evropë po përmirësohet, por në pjesët tjera të botës po përkeqësohet.

“Më shumë se 100.000 raste të reja janë paraqitur në 9 apo 10 ditët e fundit. Dje u paraqitën më shumë se 136.000 raste, më së shumti për një ditë deri tani”, deklaroi shefi OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejsus. sn/

Të fundit