I suksesshëm transplantimi i parë i zemrës në vend - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

I suksesshëm transplantimi i parë i zemrës në vend

Transplantimi i parë i zemrës që është kryer mbrëmë në Klinikën për kardiokirurgji shtetërore është i suksesshëm, njoftoi në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Transplantimi i suksesshëm! ” ❤️ ky është sukses i madh i shëndetësisë vendore. Urime deri tek të gjithë kolegët”, ka shënuar Filipçe.

Transplantimin e parë kadaverik të zemrës, gjegjësisht transplantim nga një dhurues i vdekur, e ka kryer ekipi nga tre kardiokirurg nën udhëheqjen e prof.dr. Sasho Jovev nga kardiokirurgjia shtetërore, dr. Zhan Mitrev nga “Zhan Mitrev Klinika”, dr, Aleksandar Nikoliq nga spitali “Axhibadem Sistona” dhe anesteziologu dr. Maja Mojsova nga Klinika universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv, njëherit edhe korrodinuese kombëtare për transplantim.

Informacioni për transplantimin e suksesshëm është ndarë edhe në Fejsbukun e Klinikës universitare për kardiokirurgji shtetërore. fb/

Related posts

Dita e tretë e fushatës për zgjedhjet parlamentare 2020

Televizioni Koha

Ministria e Shëndetësisë nuk jep këshilla në shqip për tu mbrojtur nga koronavirusi (FOTO)

Televizioni Koha

Fiipçe: Masat i marrim që të shpëtojmë jetë, shpresoj se vetëdija po zgjohet te të gjithë qytetarët

Televizioni Koha

Leave a Comment