I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes - Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes

Ditëve të fundit një billbord “Liria ka emër” është vendosur në Komunën e Graçanicës.

Vendosja e tij ka ngritur reagime të shumta, derisa është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët.

Sot, në orët e para të mëngjesit këtij billbordi i është vënë flaka. Në vend të ngjarjes ka dalë policia që e ka rrethuar me shirit vendin ku ndodhet ai billbord.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse është identifikuar ndonjë person që mund të ketë kryer veprën. / Gazeta Express/ KultPlus.com

Related posts

KSHZ: LSDM-ja 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, ASH-A 12, E Majta dy, PDSH një

Televizioni Koha

Do të shkurtohet ora policore në Maqedoni, ja propozimi i ri

Televizioni Koha

Filipçe: Të gjithë të shëruarit të cilët mund të dhurojnë plazmë ta bëjnë këtë që të shpëtojnë jetë

Televizioni Koha

Leave a Comment