26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Inovacionet”, nis kthimi i parave nga investimet

Për tre vite, kompanitë që i kanë realizuar projektet e financuara me fonde pa kthim nga Fondi i Inovacioneve kanë kthyer rreth 40.000 euro në arkën e këtij institucioni. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Fondi për 35 kompani ka miratuar 1 milionë euro. Sipas drejtorit të Fondit të Inovacioneve, Jovan Despotovski, rreth dy të tretat e kompanive që i kanë realizuar investimet kanë filluar të fitojnë të ardhura që për këtë në arkën e Fondit janë paguar rreth 4% të fondeve të investuara. Sipas analizave, kompanitë që deri më tani janë bashkë- financuar, i kanë rritur të ardhurat për 50%.

Kompanitë që janë financuar në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2018, realizojnë mesatarisht 50% të ardhura më të larta nga periudha para se të fillojnë me këtë investim. Fitimi i tyre shënon rritje prej 60% mesatarisht në nivel vjetor krahasuar me periudhën para investimit në pjesën e zhvillimit të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik- deklaroi Jovan Despotovski- drejtor i Fondit të Inovacioneve.

Drejtori më tej shprehet se kjo shifër nuk është shumë e lartë, por shton se kompanitë vazhdojnë të mbeten të suksesshme. Sipas obligimeve të reja, kompanitë që do të marrin grante nga Fondi i inovacioneve duhet të kthejnë 5% nga të ardhurat e përgjithshme vjetore në pesë vitet e para, nga fillimi i investimit. Shumën që duhet ta kthejnë duhet të jetë mbi 120% nga granti i fituar. Despotovski thotë se nuk ka analizë sa para në vit mund të kthehen në Fondin e inovacioneve, por shprehet se këto fonde sërish do të përfundojnë në mbështetjen e këtyre investimeve. Në thirrjen e dytë publike për grante të bashkë- financuara për komercializim të inovacioneve, deri më tani interes kanë treguar 811 kompani.

Aleksandra Spasevska

Të fundit