27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

ISHP: BRENDA NJË JAVE NUMRI I RASTEVE POZITIVE RRITET PËR 35.5%

MSH-ja njofton se konform Raportit të ISHP-së për periudhën 28 Shtator – 4 Tetor, janë testuar gjithsejt 9832 materiale nga Laboratoret, që është për 1.5 % më shumë se javën e kaluar.

Janë regjistruar 1203 raste të reja nga 31 qytete, që paraqet rritje prej 35.5% krahasuar me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar janë në Shkup – 43.1%, kurse incidence javore më e lartë është shënuar në Berovë 192.3 në 100.000 banorë.

Përqindja e rasteve pozitive të të testuarve në këtë periudhë është 12.2% ose 3% më shumë se sa javën e kaluar.

Njoftohet se janë regjistruar të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Mbi 60 vjec – 239 (19.9%)

40-49 vjec – 220 (18.3%)

50-59 vjec – 200 (16.6%)

30-39 vjec – 222 (18.5%)

20-29 vjec – 194 (16.15)

10-19 vjec – 90 (7.5%)

Krahasuar me javën e kaluar, rritja më e dmadhe e numrit të rasteve të reja të regjistruar shënohet tek grupmosha 20 – 29 vjec dhe 30 – 39 vjec, për 60% respektivisht 46.1%.

Pas dy testeve negative ose me përdorimin e algoritmit të ri, si të shëruar evidentohen 786 persona që ishin shtruar në spital apo në mjekim shtëpiak, që paraqet rritje prej 10% krahasuar me javën e kaluar.

Janë evidentuar 30 viktima, 7,1% më shumë se javën paraprake. Sipas moshës 24 kanë qenë mbi 60 vjec dhe 6 të moshës 50-59. Sipas raportit tek 20 viktimat janë shënuar sëmundje shoqëruese.

Raporti i detajuar të ISHP-së për periudhën 28 Shtator – 4 Tetor mund të shihet në ueb faqen e ISHP-së http://iph.mk/ /KlanMacedonia

Të fundit