26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Izraeli më 1 mars do t’i hapë kufijtë për turistët e pavaksinuar

Izraeli planifikon t’i hapë kufijtë e tij për të gjithë turistët, pa marrë parasysh statusin e tyre të vaksinimit COVID-19, duke filluar nga 1 marsi.

Ndërsa të gjithë turistët e ardhur do të kenë nevojë për rezultate negative të testit PCR para nisjes dhe pas uljes në Izrael, kjo do të jetë hera e parë që vizitorët e pavaksinuar do të lejohen të hyjnë në vend që nga marsi 2020.

Shtetasit izraelitë që kthehen në vend do të duhet vetëm të bëjnë një test PCR pas mbërritjes. Kërkesa e mëparshme për një test antigjeni përpara hipjes do të hiqet më 1 mars, shkruan CNN.

Shtetasit izraelitë të pa vaksinuar nuk do të duhet më të karantinohen për sa kohë që rezultatet e testit të tyre PCR janë negative.

Të fundit