26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë kryer kontrolle në 2.184 objekte hotelierike, 24 nuk i kanë respektuar masat

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, deri më tani ka inspektuar gjithsej 2.184 objekte hotelierike, me ç’rast është konstatuar se 24 nuk i zbatojnë vendimet e Qeverisë.

Nga numri i përgjithshëm i kontrolleve, 1.573 janë bërë gjatë fundjavës (e premte – e diel) dhe 483 gjatë ditës së djeshme (e hënë). Veprimi i mëtutjeshëm lidhur me mosrespektimet e konstatuara është në kompetencë të Inspektoratit shtetëror të tregut, qëndron në komunikatë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë vendimet e Qeverisë në lidhje me përdorimin adekuat të pajisjeve mbrojtëse, ndërsa ambientet e hotelierisë t’i marrin të gjitha masat për zbatimin e tyre të përkatës. mb/

Të fundit