27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka hyrë në fuqi vendimi për ngrirjen e çmimeve të disa llojeve të frutave dhe perimeve

Në tregtinë me pakicë, nga sot kilogrami domate të freskëta mund të shitet më së shumti 70 denarë për kilogram, tranguj e freskëta deri në 75 denarë për kilogram, kilogrami qepë deri në 60 denarë, një kilogram lulelakër deri në 70 denarë, një kilogram speca jeshil të freskët deri në 90 denarë, një kilogram fasule deri në 75 denarë, një kilogram thjerrëza deri në 110 denarë, një kilogram banane deri në 70 denarë, kilogram portokaj deri në 55 denarë, kilogram mandarina deri në 60 denarë dhe kilogram limon deri në 55 denarë.

Shkak për këtë është hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte individuale në tregtinë me pakicë, përkatësisht domate të freskëta, tranguj të freskët, qepë, lulelakra, speca jeshil të freskët, fasule, thjerrëza, banane, portokaj, mandarina dhe limon, e cila u miratua në seancën e djeshme të qeverisë.

“Çmimet më të larta të këtyre produkteve në tregtinë me pakicë do të aplikohen edhe në tregjet e gjelbra nga data 5 prill 2023 deri më 30 prill 2023 dhe vendimi hyn në fuqi ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare”, informojnë nga Qeveria.

Së fundmi, përfaqësues të qeverisë bënë me dije se çmimet e ngrira kufizojnë fitimet e pritshme të tregtarëve, por se ata nuk do të punojnë me humbje, sepse edhe në çmimet e ngrira parashikohet marzh fitimi. Siç thanë ata, me disa nga këto produkte marzhet shkuan deri në 250 për qind.

Inspektorati Shtetëror i Tregut njoftoi se do të ketë kontrolle edhe në tregjet e gjelbra dhe theksoi se deri më tani kanë kryer mbi 1800 kontrolle inspektuese, në të cilat në disa raste kanë konstatuar shkelje të vendimit, për të cilat kanë shqiptuar gjoba në shuma mbi 2.5 milionë denarë.

Të fundit