02/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kallëzim penal kundër një personi nga Shkupi i cili ka dërguar tekst me gjuhë të urrejtjes deri te një funksionar dhe Qeveria

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet B.P (32) nga Shkupi i cili punon në R. Gjermani për shkak të ekzistimit të dyshimit të veprës së kryer penale “përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.

I paraqituri, siç bëjnë të ditur nga MPB, përmes rrugës së sistemit informatik më 6 maj 2020 deri te posta elektronike e funksionarit të një partie politike dhe te posta elektronike e qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka dërguar tekst me gjuhë të urrejtjes.

“Pastaj, B.P në profilin e tij në rrjetin social ‘Fejsbuk’ ka bërë postime ku ka pasur gjuhë të urrejtjes, ndërsa i dedikohen kryetarit të një partie politike. Poashtu, të njëjtën ditë B.P në postimin e publikuar në ‘Fejsbuk’ ndaj një shtëpie televizive ka pasur publikim ku ka përhapur gjuhë të urrejtjes”, theksojnë në MPB. fab/

Të fundit