27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

KAOS E MASKARADË ME NDRIÇIMIN PUBLIK, ASH: KEMI NJË LËMSH TË PAPARË, QYTETARËT JANË TË DETYRYAR TË PAGUAJNË VLERA SHUMË TË LARTA

Gjatë këtij viti janë të shumta daljet publike në opinion nga ana e ASH ku temë diskutimi ka qenë pikërisht energjia elektrike, janë propozuar, sugjeruar, është diskutuar e debatuar shumë lidhur me këtë temë, por nga ana tjetër qeveria aktuale dhe KRRE ( komisioni rregullator i energjisë), pos në disa raste, nuk e ka parë të arsyeshme që ti shfrytëzojë e ti bëjë pjesë të ligjeve e të masave antikrizë propozimet e sugjerimet tona .

Sot jemi dëshmitarë të një paaftësie dhe të një keqmenaxhimi total me këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Në këtë dalje publike sot do të ndalemi ta informojmë opinionin publik lidhur me maskaradën dhe kaosin që kanë krijuar me ndriçimin publik të pushtetit vendor ( komunat).

Një kronologji lidhur me atë se si kanë evoluar çmimet e furnizimit me energji elektrike për këtë kategori konsumuese.

Për ndriçimin publik, për vite me rradhë deri më 30.06.2022, ka patur kategori të veçantë në sistemin tarifor energjetik, dhe në datën e lartpërmendur çmimi për një kWh ka qenë në vlerë prej 7,35 denarë ( furnizimi + distribuimi) . Pas datës 01.07.2022 kjo kategori konsumuese nuk është kategori e veçantë në sistemin tarifor, por është pjesë e kategorisë konsumuese- konsumatorë të vegjël, ku çmimi për një kWh në tarifën ditore është 17,1691 denarë ( furnizimi + distribuimi) ndërsa në tarifën e natës çmimi për një kWh është 13,4903 denarë , pra KRRE aprovoi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këtë kategori nga 83,54 % deri në 133,59 % .Shihet qartë se çfarë rritje e lartë e çmimit është aprovuar e po zbatohet për këtë kategori konsumuese, kjo është një goditje e rëndë për buxhetet e komunave .

Por duke ditur që shumë komuna kanë plotësuar kriteret e parapara nga qeveria për daljen për furnizim me energji elektrike në tregun e lirë ( të liberalizuar) shumë komuna furnizohen në këtë treg ku çmimet diktohen nga bursat ndërkombëtare të energjisë, dhe poashtu ka një pjesë të komunave që furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit, pra pavarësisht se komunat kanë një status dhe energjia elektrike e konsumuar shërben për të njëjtin qëllim ( ndriçim publik ) , të njëjtët paguajnë çmime të ndryshme. Pra një kaos dhe padrejtësi e padëgjuar dhe e paparë deri tani .

Po e ilustrojmë me një shembull konkret:

Supozojmë se konsumohet

20.000 kWh në tarifën e lartë dhe

30.000 kWh në tarifën e ulët

Fatura deri në muajin e 06.2022 tek furnizuesi i shërbimit universal

20.000 * 7,35 = 147.000,00 denarë

30.000 ×7,35 = 220.500,00 denarë

Total = 367.500,00 denarë

TVSH 18% = 66.150,00 denarë

Vlera

e fatures = 433.650, 00 denarë

Fatura në muajin e 09.2022 tek furnizuesi i shërbimit universal

20.000 * 17,16 = 343.200,00 denarë

30.000 × 13,49 = 404.700,00 denarë

Total = 747.900,00 denarë

TVSH 18% = 134.622,00 denarë

Vlera

e fatures = 882.522,00 denarë

Fatura në muajin e 09.2022 tek furnizuesi në tregun e lirë

20.000 * 29,85 = 597.000,00 denarë

30.000 × 29,85 = 895.500,00 denarë

Total =1.492.500,00 denarë

TVSH 18% = 268.650,00 denarë

Vlera

e fatures = 1.761.150,00 denarë

Fatura në muajin e 09.2022 tek furnizuesi i mundësisë së fundit

20.000 * 39,47 = 789.400,00 denarë

30.000 × 39,47=1.184.100,00 denarë

Total =1.973.500,00 denarë

TVSH 18% = 355.230,00 denarë

Vlera

e fatures = 2.328.730,00 denarë

Siç shihet në pjesën e ndriçimit publik kemi një lëmsh të paparë, pra për të njëjtin konsumim dhe duke e përdorur për të shërbyer komunitetin që jetojnë në ato komuna, janë të detyruar të paguajnë fatura në vlera të ndryshme dhe shumë të larta .

Këto regullativa e çmimi i ri i aprovuar për furnizuesin e shërbimit universal për këtë kategori, i kanë groposur dhe i kanë bllokuar transaksionet bankare të komunave. Të njëjtët janë në pikë të hallit pasi nuk janë në gjendje financiare që ti paguajnë faturat në vlera kaq të kripura .

Pardje qeveria ndërmori edhe një hap të nxituar e jo të studiuar mirë lidhur me pjesën e ndriçimit publik, ku u ndalon njësive të administrimit lokal ( komunave ) të formojnë kompani të reja të cilat do të menaxhojnë ndriçimin publik e që do të furnizoheshin me energji elektrike në tregun e furnizuesit të shërbimit universal.

ASH duke i ndjekur çmimet e energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare, të cilat këtë muaj shënuan një ulje të ndjeshme, si dhe duke patur parasysh lëmshim e krijuar, dhe me qëllim që të gjithë komunat të gëzojnë të njëjtin status për furnizim me energji elektrike, i propozon qeverisë që të aprovojë një vendim tjetër qeveritar ku edhe pjesa e ndriçimit publik për të gjithë komunat në vend, deri në fund të krizës energjetike të furnizohen nga kompania shtetërore EMV shitja ( Elektranat e Maqedonisë së Veriut) , njëjtë siç do të furnizohen industria ushqimore e disa sektorë të arsimit , dhe propozojmë që çmimi për një MWh të jetë në vlerë prej 110€ ( euro) për pjesën e furnizimit me energji elektrike, pra një kWh për pjesën e furnizimit çmimi do ishte 6, 765 denarë dhe 3,3742 denarë që është çmimi i aprovuar për distribuim, me çka çmimi final që propozojmë për një kWh do ishte 10,1392 denarë .

Ftojmë qeverinë që të reflektojë e ta aprovojë këtë propozim i cili do të jetë një ndihmë e madhe për njësitë e administrimit lokal.

Departamenti për ekonomi pranë ASH

Të fundit