Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Kasami takohet me ambasadorin e Holandës, z. Dirk Jan Kop - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Kasami takohet me ambasadorin e Holandës, z. Dirk Jan Kop

Sot Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me nënkryetarin, Kastriot Rexhepi dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, njëherit edhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, pritën në takim ambasadorin e Holandës në Shkup, z. Dirk Jan Kop.

Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politik në vend, pas dakordimit të faktorëve politik për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në prill të 2020-tës. Ambasadorit Kop, Kryetari Kasami së pari i ka uruar mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut në mandatin e ri si ambasador i Holandës. Kryetari Kasami potencoi se Lëvizja BESA i’u ka dhënë përkrahje proceseve euro-integruese, duke shtuar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër pos anëtarsimit në NATO dhe BE.

z. Dirk Jan Kop përgëzoj përkushtimin e Lëvizjes BESA për përkrahjen që po u’a jep reformave në vend. Të dy palët u dakorduan që takime të tilla konsultative të realizohen edhe në të ardhmen./TV KOHA/

Related posts

22 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, në total 584 raste

Televizioni Koha

SHGM: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni, kërkojmë zgjidhje urgjente

Televizioni Koha

Nuhiu do drejtojë MPB-në deri në formimin e qeverisë së re, pas dorëheqjes së Çulev

Televizioni Koha

Leave a Comment