KEMM: Mediet me kujdes dhe përgjegjësi të raportojnë për koronavirusin – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

KEMM: Mediet me kujdes dhe përgjegjësi të raportojnë për koronavirusin

Mediet të sillen në mënyrë profesionale dhe etike dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e të pavërtetave dhe krijimin e panikut në opinion, bëri thirrje sot Këshilli për Etikë në Medie i Maqedonisë (KEMM) në lidhje me paraqitjen e rastit të koronavirusit në shtet.

“Informimi në raste të tilla, sipas Kodeksit të Gazetarëve (neni 8), duhet të lirohet nga senzacionalizmat. Mediet duhet të veprojnë në atë mënyrë që i dallon nga raportues të thjeshtë të informacioneve dhe fakteve dhe ta zbatojnë edhe rolin e tyre si qetësues të shqetësimit te qytetarët”, theksojnë nga KEMM.

Përveç kësaj, thonë nga Këshilli, ata duhet me kujdes t’i qasen informacioneve me të cilat raportohen vlerësime për eskalimin e mundshëm të rasteve. MIA.fc/

Related posts

Në mars të këtij viti rënie në industri dhe tregti, rritje e lartë në ndërtimtari

Televizioni Koha

Produktet vendore në markete duhet të ekspozohen në rafte të veçanta ose të shënohen me etiketa

Televizioni Koha

Protestuesit nuk tërhiqen, ka të lënduar (VIDEO)

Televizioni Koha

Leave a Comment