Këshilli i Dibrës kërkon ndërprerje urgjente të mësimit në shkolla për shkak të koronavirusit – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Këshilli i Dibrës kërkon ndërprerje urgjente të mësimit në shkolla për shkak të koronavirusit

Këshilli i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme, të mbajtur mbrëmë vonë, në të cilën u shqyrtuar gjendja me përhapjen e koronavirusit në rajonin e kësaj komune, mori konkluzion, me të cilin nga disa ministri kërkohet ndërmarrje e masave urgjente.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkohet urgjentisht të merret vendim për ndërprerje të mësimit për një kohë të pacaktuar.

Ministria e Shëndetësisë urgjentisht ta rrisë numrin e punonjësve shëndetësore në Njësitin punues të Dibrës për shëndet publik (epidemiolog, personel shëndetësor teknik). Inspektorati sanitar t’i rrisë kontrollet mbi kapacitetet hotelierike për nivelin e dezinfektimit.

Nga Qeveria kërkoi mundësinë për shkurtim të orarit të punës për administratën publike dhe shtetërore.

Në seancë morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Hekuran Duka, drejtues i njësitit punues të Entit për shëndet publik Mentor Mela, shefi i Sektorit për punë të brendshme Arben Dumani, si dhje përfaqësues të institucioneve tjera. MIA.mb/

Related posts

Shumë mundësi dhe opsione për shumicën parlamentare dhe qeverinë e re, prolongimi i pafavorshëm për integrimin në BE

Televizioni Koha

Konfiskohen afro 4000 mjete piroteknike në Debërc

Televizioni Koha

Sot 165 raste të reja dhe shtatë viktima nga COVID-19 në Maqedoni në Tetovë-20 raste të reja

Televizioni Koha

Leave a Comment