26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këto janë qëndrimet e të rinjve ndaj integrimit evropian të Maqedonisë

69% e të rinjve konsiderojnë se procesi i negociatave me BE -në do të përmirësojë ndjeshëm ose deri diku jetën e tyre dhe të qytetarëve në vend, tregojnë të dhënat e hulumtimit “Pjesëmarrja qytetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rishikim shtesë të pandemisë me kovid -19”, transmeton Portalb.mk.
Më tej, në hulumtim rezulton se 57% e të rinjve besojnë se vendi do të bëhet një vend më i mirë për të jetuar kur të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
Pothuajse gjysma (45%) e të rinjve besojnë se qytetarët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave dhe të pranimit në BE, përderisa 44% do të përfshiheshin drejtpërdrejt në këto procese.

Infografik – Çfarë mendojnë të rinjtë për BE-në
Përndryshe më 22 qershor Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Të fundit