27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kickboxieri Amet Bejtullah, më i mirë që ka pasur Tetova dhe që ka në ditën e sotme sfidon serbin Jovan Zhelkoviç

Sheshi“Iliria“më datë 25.07.2019 në ora 20 -00 h,-Tetova dhe tetovarët do të jenë nikoqire e spektaklit sportiv të gjashtë dueleve kickboxi nën moton“Glory Kickboxing “.Meçi më me peshë do të jetë i kategorisë së peshave të rënda mes Amet Bejtullah dhe Jovan Zhelkoviç i cili do të zgjatë tre raunde dhe pes duele të tjera të kategorive të ndryshme në mes të kickkoxirëve të klubit “Shara“ dhe klubeve tjera të Maqedonisë së Veriut.
Klubi i kickbox “Shara“ organizatore e e këtij spektakli nën mbështetjen e komunës së Tetovës të edicioni i 7 me radhë së manifestimit “VERA E KULTURËS TETOVARE 2019“, ky eveniment përveç luftrave në kickbox do të pasurohet edhe me ansamble të grupeve muzikore shqiptare.
Ky spektakël madhështorë“Glory Kickboxing “ udhëhiqet nga dashamiri i sportit Amir Lusnjani i cili përkujdeset për organizim sa më efikas e mbreslënës. “Qëllimi i këtij manifestimi është edhe për ti njoftuar të rinjtë me teknikat e këtyre sporteve luftarake në veçanti kickboxin,dhe nga afër ti shikojnë kickboxierët se si zhvillojnë një luftë reale. Fituesit nuk bëhen fitimtarë aksidentalisht. Përkundrazi, punojmë shumë për t’ia arritur qëllimit të tyre.prandaj ne si staf organizativ mundohemi qëTetovën ta begatojmë edhe me spektakël të rangut botror sportiv ku pritet që ne bahkë me ju të dalim fitimtarë..Mendojmë se organizimit të këtij spektaklli nuk do i mungojë asgjë dhe në fund të gjithë të dalim faqebardhë “.- tha ai.
Klubi i kickbox “Shara“ nën udhëheqjen e Amet Bejtullah i cili është edhe organizator i kësaj mbrëmje thotë se ndihet maksimalisht i motivuar me rikthimin e tij dhe këtë e bën për spektakël. “Kundërshtarin tim e njoh shumë pak, vetëm nga disa video, mirëpo kjo aspak nuk më intereson sepse do jap maksimumin që rikthimi im të jetë më një fitore. Përveç përballjes sime do ketë edhe ndeshje tjera interesante, andaj ftoj publikun tetovar por edhe gjithë shqiptar të vijnë në sheshin Iliria në Tetovë dhe të festojmë së bashku”, tha Bejtullah.
Duhet theksuar se në këtë mbrëmje do të paraqiten edhe kikbokserat shqiptar, Ajdin Bejtullah i cili do ndeshet me Flamur Ismaili. Albin Pajaziti kundër Elmaz Rakipit, mandej Armin Misimi ndaj Mentor Rexhepi, Musnet Ferati kundër Serhan Xhaferovski dhe Alirami Ramadani kundër Burim Rifati. Në program janë edhe disa lufta tjera.

Të fundit