26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfirmohen 37 raste të reja me Kovid-19, në Tetovë 7 raste të reja

Instituti për shëndet publik sot regjistroi 11 pacientë të shëruar në: Shkup – 2, Prilep – 7, Veles – 2. Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar pacientë të vdekur nga Kovid-19, ndërsa janë bërë 508 testime, me ç’rast janë regjistruar 37 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në: Shkup – 12, Kumanovë – 8, Shtip – 2, Prilep – 2, Tetovë – 7, Strugë – 4 dhe Ohër – 2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i Kovid-19 i të diagnostikuarve në vend nga fillimi i epidemisë, siç thuhet është 1.978, numri i pacientëve të shëruar është 1.422, i të vdekurve 113, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 443. Distribuimi i fundit sipas qyteteve është:

Shkup – 712, aktivë 199
Kumanovë – 433, aktivë 34
Dibër – 51
Shtip – 40, aktivë 5
Prilep – 210, aktivë 48
Tetovë – 172, aktivë 77
Strugë – 75, aktivë 8
Veles – 127, aktivë 43
Manastir – 28, aktivë 7
Ohër – 23, aktivë 8
Kavadar – 5
Gostivar – 21, aktivë 4
Gjevgjeli – 4
Strumicë – 3, aktivë 1
Kriva Pallankë – 6, aktivë 1
Radovish – 4
Krushevë – 3
Koçan – 31
Probishtip – 2
Kërçovë – 2
Negotinë – 10, aktivë 3 (7 persoa të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
Demir Hisar – 1
Makedonski Brpd – 2
Pehçevë – 3, aktivë 1
Dellçevë – 1
Vallandovë – 1
Vinicë – 3, aktivë 1
Kratovë – 2, aktivë 1
Berovë – 1, aktivë 1
Sveti Nikollë – 1, aktivë 1
Janë bërë edhe 508 testime, ndërsa nga numri i përgjithshëm i tyre, gjatë 24 orëve të kaluara 188 janë në kuadër të skriningut.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar katër pacientë të rinjë, ndërsa janë hospitalizuar 58. Në përkrahje me oksigjen janë 24, ndërsa në ventilim mekanik janë dy pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinjë, ndërsa të hospitalizuar janë 18. Në respiratorë janë pesë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe katër pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar tre pacientë, një pacient në gjendje të rëndë është dërguar në Klinikën infektive në Shkup. Në shërim shtëpiak ndiqen edhe katër pacientë tjerë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë të cilën ndiqen në shërim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër, janë hospitalizuar 42 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. bsh/

Të fundit