27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfirmohen shtatë raste të reja me Kovid-19, shërohen 47 pacientë, një ka vdekur

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 47 pacientë të shëruar edhe atë në: Shkup-9, Kumanovë-9, Prilep-8, Tetovë-13, Ohër-1, Gostivar-5, Koçan-1 dhe Kriva Pallankë-1. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka vdekur një pacient nga Shkupi në moshën 65 vjeçare, i hospitalizuar në klinikë më 27 prill.

Në 24 orët e fundit, siç theksohet, janë bërë 113 testime, ndërsa janë konfirmuar shtatë raste reja me Kovid-19 edhe atë në: Shkup-1, Prilep-1, Tetovë-4 dhe Kratovë-1.

Në pajtim me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 1.518, numri i pacientëve të shëruar është 992, i të vdekurve është 85, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 441. Shpërndarja sipas qyteteve është: Shkup – 512, Kumanovë – 401, Dibër – 51, Shtip- 34, Prilep –159, Tetovë – 90, Strugë – 67, Veles – 77, Manastir –19, Ohër –15, Kavadar – 5, Gostivar–17, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë- 5, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 31, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 9 ( 7 persona të sëmurë nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë), Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 2, Pehçevë – 2, Dellçevë – 1, Vallandovë – 1, Vinicë – 2, Kratovë- 1.

Janë bërë 113 teste edhe atë përmes ISH – 108 dhe ASHAM – 5. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 17.359 teste të Kovid-19.

Në 24 orët e fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Frebrile janë pranuar dy pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 41. Në mbështetje të oksigjenit janë 21 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik është një pacient. Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 24 prej të cilëve në makinë respiratore janë pesë pacientë, ndërsa tre pacientë janë me pasqyrë të rënduar klinike.

Në Spitalin në Manastir shërohen katër pacientë, ndërsa në trajtim shtëpiak ndiqen edhe dy pacientë. Në Spitalin në Shtip janë hospitalizuar katër, ndërsa edhe katër të tjerë ndiqen në trajtim shtëpiak. Në Repartin Infektiv nëPprilep, Veles, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë janë hospitalizuar 46 raste pozitive me Kovid-19. ar/

Të fundit