26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfiskohet ar i bardhë me diamante të certifikuara në vlerë të 2.3 milionë eurove në Aeroportin e Shkupit

Drejtoresha e Doganave, Sllavica Kutirov bëri të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Aeroportin e Shkupit janë sekuestruar mbi 43 kilogramë stoli ari.

Kutirova tha se vlera e përgjithshme arit të konfiskuar arrinë diku mbi 2.3 milionë euro.

“Nga informatat paraprake, dhe bazave për dyshime. Person me pasaportë të Serbisë, që arriti me fluturimin e rregullt në mbrëmje nga Stambolli, është dërguar në bastisje në detale dhe kontroll të bagazhit. Në valixhe e tij dhe në bagazhin e dorës janë gjetur stoli të ndryshme të arit, të paketuar në qese të najlonit, ndër tjerash edhe stoli nga ari i bardhë me diamante të certifikuara”.

“Personi paraprakisht është drejtuar në “kanalin e gjelbërt” dhe nuk e ka paraqitur mallin”, tha mes tjerash Sllavica Kutirov, drejtoreshë e Doganave./TV21/

Të fundit