Kordallov: Pesëmbëdhjetë rekomandime komunikimi në kushte të “korona” krizës – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Kordallov: Pesëmbëdhjetë rekomandime komunikimi në kushte të “korona” krizës

Në kohë të ashpërsimit të rekomandimeve dhe masave nga institucionet kompetente shtetërore me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga korona virusi, shoqëria jonë, por edhe thuajse tërë bota përballet me sfida të reja.

Krahas mbrojtjes së shëndetit të çdo individi që paraqet parakushtin themelor, është shumë e rëndësishëm funksionimi i papenguar dhe avancimi i proceseve demokratike, si dhe mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, duke vënë theksin këtu në lirinë e shprehjes, mendimit, mediave, qasjes së barabartë deri te informacionet, etj. Kjo veçanërisht ka të bëjë me mënyrën e funksionimit të institucioneve publike në kushte të krizës, si dhe shtrirjen e tyre të plotë mbipartiake dhe profesionale në interes të të gjithë qytetarëve.

Duke marrë parasysh vendimin e liderëve politik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill, njëra prej dilemave kryesore që ditëve të fundit imponohet në opinion, është mënyra në të cilën do të zhvillohet fushata e këtillë në kushtet e sapokrijuara për mbrojtje nga korona virusi.

Në mënyrë plotësuese, Presidenti i Republikës, në kuadër të konferencës së tij të djeshme për media, hapi një dilemë shumë të rëndësishme – nëse me mënyrën e re të jashtëzakonshme të udhëheqjes së fushatës, do të përmbushet njëra prej premisave themelore në demokracinë, gjegjësisht qytetarë tërësisht të informuar, para të cilëve kandidatët dhe partitë do të mund t’i paraqesin dhe prezantojnë programin e tyre dhe propozim aktivitetet me të cilat planifikojnë ta mbajnë/marrin pushtetin.

Duke marrë parasysh konceptin tërësisht të ri, do të donim të ndalemi dhe publikisht t’i shqyrtojmë rekomandimet vijuese të përgjithshme komunikuese që për nevojat e Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike i përgatiti Bojan Kordallov, specialist për marrëdhënie me opinionin dhe media të reja:

Roli i mediave në rrethanat e sapokrijuara duhet doemos të forcohet në mënyrë plotësuese dhe të respektohet tërësisht nga institucionet dhe politikanët

Konferenca për media në të cilat do të marrin pjesë të gjithë gazetarët dhe punëtorët mediatik, duke ushtruar në mënyrë të papenguar profesionin e tyre – Nëse institucionet kompetente marrin vendim për mosmbajtjen e konferencave tradicionale për media në të cilat në sallë të njëjtë janë të pranishëm oratorët dhe mediat, është e domosdoshme që ekipet PR të sigurohen se çdo medie të interesuar do t’i mundësohet që drejtpërdrejt, përmes lidhjes onlajn të mund të parashtrojë pyetje, të japë koment gazetarie dhe ngjashëm. Në asnjë rast nuk duhet të përjashtohen gazetarët nga çfarëdo ngjarje publike që e organizojnë institucionet publike, ndërsa lidhja digjitale e video-konferencës mund të jetë zgjidhje nëse vendosen masa plotësuese për mbrojtjen e popullatës nga korona virusi.
2. Forcim i komunikimit onlajn të institucioneve publike me mediat – Të gjitha institucionet publike dhe politikanët në afat më të shkurtër të mundshëm të sigurojnë hapësira të posaçme të pajisura për lajmërime onlajn, raportime dhe zhvillimin e papenguar të komunikimit të dyanshëm me mediat. Gjithashtu, edhe një herë ekipet PR në çdo institucion publik duhet t’u dërgojnë mediave listë me kontakte prej platformave të ndryshme onlajn në të cilat do të jenë të kapshëm dhe do të përgjigjen në të gjitha pyetjet, informacione dhe gjithçka tjetër që mundëson realizimin e papenguar të komponentit të llogaridhënies së institucioneve publike. Përjashtim nga kjo rregull nuk duhet të jetë asnjë institucion, meqë edhe në masa të këtilla të jashtëzakonshme, realizimi i të drejtave dhe nevojave të qytetarëve duhet të jenë prioritet, ndërsa të organizuara në mënyrën që njëherësh do të mbetet preventiva nga korona virusi, ndërsa shërbimet ndaj qytetarëve do të zhvillohen në mënyrë të papenguar.

3. Digjitalizim i forcuar i institucioneve publike – Fokus i veçantë duhet të vihet në krijimin/azhurnimin e veglave digjitale në çdo institucion publik që do të jenë kapshme publikisht për mediat, si dhe për çdo qytetar. Institucionet dhe ekipet e tyre PR/digjitale duhet doemos me një ritëm të përforcuar të publikojnë informacionet nga fusha e punës së tyre, aktivitetet që i ndërmarrin për çdo ditë në fushën e tyre të veprimit. Sa të kthehen të gjithë sytë drejt përballjes më të shpejtë me korona virusin, institucionet duhet doemos të fokusohen në faktin se kërkesat, nevojat dhe obligimet rrjedhëse të qytetarëve kanë prioritet dhe duhet doemos të jenë të siguruara, pa sjellë askënd në rrezik plotësues shëndetësor. Me fjalë të tjera, pikërisht në rrethana të këtilla, institucionet dhe udhëheqësit e tyre duhet doemos të tregojnë vizion dhe udhëheqje, gjegjësisht të mos lejojnë anashkalim të kompetencave të tyre themelore dhe përgjegjësi të lartë në pjesën e menaxhimit të krizës. Kjo nënkupton ndërtim të një plani efikas, afatgjatë që zbatohet shpejtë për digjitalizimin e plotë të thjeshtë të gjitha shërbimeve, por edhe mundësimin e realizimit të kanalit plotësues digjital për komunikim të shpejtë shumëkahësh me mediat dhe qytetarët.
4. Transparencë e forcuar e institucioneve publike – Pikërisht kjo periudhë nevojitet që institucionet dhe funksionarët publikë të tregojnë se janë në krye të detyrës dhe të përkushtuar tërësisht ndaj interesit publik qytetar. Kjo nënkupton demonstrimin e mbrojtjes së lartë të të punësuarve të tyre nga korona virusi, por njëherësh ndërtim të sistemit në të cilin institucionet thuajse në mënyrë të papenguar funksionojnë dhe i realizojnë aktivitetet për të cilat financohen nga qytetarët. Në këtë drejtim, me interes të madh do të jetë hapja e plotë plotësuese virtuale e institucioneve publike me informacione të shkurtra dhe koncize për atë që është punuar gjatë çdo dite të punës/javë pune, të shoqëruara me materiale plotësuese multimediatike si fotografi dhe video. Është me rëndësi që edhe një herë të potencohet se materialet e këtilla nuk guxon të jenë zëvendësim për përfshirje të drejtpërdrejt të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik në ngjarjet dhe aktivitetet e institucioneve dhe funksionarëve të tyre. Është me rëndësi të theksohet fakti se institucionet publike gjatë krizës marrin rastin që në mënyrë plotësuese të profilizohen si të pavarura, të mëvetësohen dhe të ndërtojnë besueshmëri të institucioneve të mirëfillta mbipartiake që janë servil i qytetarëve.

5. Qarkullim dhe qasje e përforcuar deri te interneti i shpejtë – Forcim të qasjes së hapur deri te interneti dhe rritje të nivelit të përgjithshëm të komunikimit në internet në gjithë territorin nga Qeveria, me theks të veçantë në qasjen e pakufizuar deri te interneti i shpejtë për gazetarët dhe punëtorët mediatik. Pikërisht mediat janë aleati më i madh në luftën me lajmet e rreme, ndërsa njëra prej mënyrave më efikase për të luftuar dezinformatat është nëse sigurojmë dhe shpërndajmë numër më të madh të informacioneve zyrtare dhe të besueshme. Në epokën e digjitalizimit, si dhe në kohën e masave të jashtëzakonshme parandaluese për mbrojtje nga korona virusi, kanalet e internetit për dërgimin dhe “konsumimin” e lajmeve dhe informacioneve nga mediat dhe qytetarët janë shumëfish më të mëdha dhe më të shprehura.

Transformim i shpejtë digjital i sektorëve PR në institucionet publike

6. Formim ose forcim të ekipeve onlajn në çdo institucion publik – Vënie të fokusit në krijimin/forcimin e shpejtë të ekipeve digjitale në çdo institucion publik që do të mund t’i realizojnë shpejtë dhe në mënyrë profesional aktivitetet e përmendura në pikat prej 1 deri 5.

7. Mënyra e organizimit – Ekipet e këtilla digjitale duhet të jenë të organizuara në ndërrime në mënyrë që t’i grumbullojnë dhe t’u përgjigjen shpejtë kërkesave, komenteve ose pyetjeve të mbërritura nga mediat ose drejtpërdrejt nga qytetarët. Gjatë masave parandaluese nga korona virusi, këto ekipe mund të punojnë nga shtëpia, e njëherësh koordinimi i vazhdueshëm mes tyre dhe udhëheqësve mund të zhvillohet me përdorimin e platformës digjitale për video-komunikim digjital.

8. Transformim – Ndonëse tashmë jemi vonë me transformimin e sektorëve PR në institucionet publike prej hartuesve klasikë të kumtesave ose organizatorëve të konferencave për media në servis të mirëfilltë për komunikim të shpejtë dhe efikas të dyanshëm me mediat dhe qytetarët, tani është ndoshta koha e vërtetë që procesi të zbatohet në mënyrë efikase. Është me rëndësi të përmendet se vetëm me qasje dhe transformim të këtillë përmes orientimit të këtyre sektorëve vital drejt mediave dhe qytetarëve, institucionet do të mund të korrin suksese në betejën me lajme të rreme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në periudhën para zgjedhjeve dhe përballjen me korona virusin në nivel kombëtar dhe global. Gjithashtu, ekipet digjitale duhet doemos të jenë inovative dhe veçanërisht gjatë masave të jashtëzakonshme të përpilojnë përmbajtje interaktive që do t’i motivojnë qytetarët të përfshihen, por edhe të krijojnë përmbajtje digjitale në mediat sociale.

Fushatë politike në kushte të masave parandaluese për mbrojtjen e qytetarëve nga korona virusi

Faktorët politik në shoqërinë e Maqedonisë tani për tani janë të harmonizuar se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill, si dhe se të gjithë do t’i respektojnë masat parandaluese institucionale për mbrojtjen e popullatës nga korona virusi. Kjo nënkupton përjashtimin e aktiviteteve tradicionale të fushatave në mesin e të cilave bëjnë pjesë mitingjet partiake, takimet me qytetarët, aktivitete “derë më derë” dhe ngjashëm.

Nëse partitë mbeten në qëndrimin se do të mbahen zgjedhje në terminin e parashikuar, fushatat mund të zhvillohen edhe pa format e sipërpërmendura tradicionale, por duhet pasur kujdes në rekomandimet vijuese:

9. Fokusi duhet doemos të vihet në përfshirjen e mediave të ndryshme, si dhe kanaleve të komunikimit të partive politike dhe kandidatëve me elektoratin – Partitë politike duhet të përfshihen në numër sa është e mundshme më të madh të mediave dhe kanaleve në paraqitjen e tyre, si dhe prezantimin e kandidatëve dhe programeve të tyre. Në këtë drejtim, fushata parazgjedhore nuk duhet të planifikohet të zhvillohet vetëm në mediat sociale ose digjitale, por në tërësi t’i përfshijë mediat tradicionale dhe portalet onlajn. Vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet fushatë gjithëpërfshirëse dhe përfshirje në procesin e informimit dhe komunikimit të dyanshëm të të gjithë qytetarëve.

10. Korona virusi nuk guxon të bëhet temë e politikës ditpre ose temë për përhapjen/nxitjen e lajmeve të rreme – asnjë parti politike nuk duhet ta trajtojë si temë të politikës ditore gjendjen me korona virusin. Në mënyrë plotësuese, secila parti politike duhet të fokusohet në luftën kundër përhapjes së lajmeve të rreme në këtë temë (prej kudo që të plasohen) meqë kjo është në interes të shëndetit të secilit qytetar, e me këtë edhe për interesin e përgjithshëm publik. Në demokraci ekzistojnë shumë tema të hapura shoqërore-politike në të cilat partitë kanë qëndrime dhe zgjidhje të ndryshme, kështu që të njëjtat mund të dominojnë në debatet parazgjedhore.

11. Paraqitja onljan e kandidatëve dhe programet parazgjedhore – Është e domosdoshme që secila parti politike të mundësojë paraqitje më të gjerë dhe të përditshme të kandidatëve të tyre dhe programet parazgjedhore gjatë fushatës. Kjo nënkupton një varg ngjarjesh onlajn me karakter interaktiv që do të mundësojnë përfshirje dhe interaksion me votuesit. Në mënyrë plotësuese, qasja e këtillë do të mundësojë material audiovizual për mediat dhe edicionet rrjedhëse informative.

12. Fokusi në komunikimin e dyanshëm dhe vendosja e votuesve në fokusin – Aktivitetet e harruara onlajn si video-çatet, pyetje dhe ngjashëm nevojitet të riaktivizohen dhe kthehen në skenën e fushatës parazgjedhore. Një pjesë e partive politike i kishin aktivitetet e tyre të para të këtilla para dhjetë viteve, por fatkeqësisht, viteve të kaluara nuk zbatohet fare ose shumë rrallë në fushatat politike ose jashtë tyre.

13. Luftë të theksuar me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin – Mediat sociale dhe veglat tjera interaktive digjitale shpesh janë përmendur si sinonim për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, ofendimeve, nënçmimit dhe ngjashëm. Liria e fjalës që padyshim sendërtohet përmes qasjes së lirë në internet, në asnjë rast nuk do të thotë të drejtë të cilitdo prej nesh të krijojë dhe shpërndajë gjuhë të urrejtjes. Narrativi diskriminues veçanërisht përdoret dhe kulmon gjatë fushatave parazgjedhore. Megjithatë, nëse duam të fillojmë të përballemi në mënyrë efikase me proceset e këtilla negative, nevojitet që gjatë fushatës së ardhshme partitë politike të angazhojnë një numër të madh të moderatorëve të regjur dhe të përkushtuar në faqet dhe kanalet e tyre në mediat sociale. Administratorët, krahas për komunikimin e dyanshëm me qytetarët, nevojitet të kenë shkathtësi për vërejtjen dhe dallimin e qëndrimit të shprehur nga qytetarët që është ndryshe nga ai i partisë dhe komentues onlajn që përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Me qasjen e këtillë profesionale mund të pritet ulje drastike e numrit të komenteve përplot me diskriminim, ndërsa zënie të vendit sa më të madh nga debati dhe komentet që nxisin diskutim dhe transparencë të partive dhe shpesh përmbajnë mendime të ndryshme.

14. Strategji dhe qasje strategjike ndaj fushatës onlajn – Krijim i Strategjisë së qartë dhe koncize për qasje onlajn në fushatën parazgjedhore të radhës dhe prezantimin publik të saj para mediave dhe qytetarëve. Është me rëndësi të theksojnë se në këtë fushatë parazgjedhore me fushatë onlajn dhe digjitale nuk do të nënkuptohet vetëm hapja dhe menaxhimi i faqeve dhe kanaleve të partive dhe kandidatëve, por kryesisht plan të përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës për informim dhe përfshirje aktive në gjithë procesin të mediave, si edhe çdo qytetar i interesuar.

Përgatiti për nevojat e IMMPE:

Bojan Kordallov, specialist për marrëdhënie me opinionin dhe media të reja

Related posts

Ministri Besimi ia dorëzoi zyrtarisht Propozim-buxhetin për vitin 2021, kryetarit të Kuvendit

Televizioni Koha

Informatë lidhur me kompanitë/marketet që do të mund të bëjnë shpërndarje të produkteve ushqimore gjatë fundjavës (18.04.2020 – 20.04.2020)

Televizioni Koha

MAQEDONIA ME 15 MILION DOLLARË DO TË BLEJË AUTOMJETE TË BLINDUARA NGA SHBA

Televizioni Koha

Leave a Comment