Koronavirusi, Trump shpall gjendjen e emergjencës kombëtare – Tv Koha
Botë Lajmi i Ditës

Koronavirusi, Trump shpall gjendjen e emergjencës kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu në ShBA hyri në fuqi urdhri i ndalimit të shtetasve nga 26 vende europiane. Paralelisht me veprimet e presidentit, Dhoma e Përfaqësuesve kaloi me shumicë projektligjin e ndihmës lidhur me koronavirusin. Ndër të tjera ky projektligj parashikon testimin falas për të gjithë amerikanët.

Shtetet e Bashkuara e shpallën të premten pandeminë e koronavirusit një emergjencë kombëtare. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump njoftoi gjithashtu një pako financiare prej 50 miliardë dollarësh për qeveritë federale dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit.

Presidenti Trump tha se ai po jepte sekretarit të Shëndetësisë Aleks Azar kompetencat e emergjencës gjë që do të shmangë disa rregullore dhe ligje federale për t’u dhënë mjekëve dhe spitaleve “elasticitet” në trajtimin e pacientëve.

Shumica e testimeve tani do të kryhen që qendra të caktuara ku qytetarët mund të shkojnë aty pa pasur nevojë të zbresin nga automjetet e tyre. Kjo është parë si një mënyrë efikase, që mbron personelin shëndetësor dhe frenon përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Më pas ishte radha e ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve që miratuan projektligjin e ndihmës lidhur me koronavirusin. Projektligji parashikon ofrimin e testimit falas për sëmundjen Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Po ashtu, ky projektligj parashikon ndihma për qytetarët dhe rrit ndihmat ushqimore, me qëllim që të zbusë barrën e familjeve.

Legjislacioni pritet të dërgohet javën e ardhshme në Senatin e kontrolluar nga republikanët. Gjithashtu në Shtetet e Bashkuara hyri në fuqi vendimi për të ndaluar të huajt të huajt nga 26 vende europian.

/Ora News.tv/

Related posts

Shqiptari nga Shkupi hero në Gjermani: Ushqim falas për familjet me fëmijë dhe për të moshuarit

Televizioni Koha

Kur do të mbushemi mend!

Televizioni Koha

Sela: Qeveria të ndërmar masa për kërkesat e të burgosurve në burgun e Kumanovës

Televizioni Koha

Leave a Comment