26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovid-19 konfirmohet tek 177 persona, mes tyre 15 janë punonjës shëndetësorë

Viktima e tretë nga koronavirusi në vend dhe e dyta nga Dibra. Pacientja 66-vjeçare e cila për një kohë të gjatë ndodhej në makinën respiratore dje e humbi jetën në Klinikën për sëmundje infektive. Me bashkëshortin e saj ishte diagnostifikuar më 6 mars pasi është kthyer nga Italia.

Numri i të infektuarve të rinj në dy ditët paraprake është ulur, por dje deri në mesditë, pas 24 orëve të kaluara, sërish u rrit në 29. Numri i përgjithshëm i të prekurve është 177 persona.

Nga 29 të sapo infektuarit, 20 janë nga Shkupi, tre janë nga Kumanova dhe një nga Dibra, ndërsa koronavirusi për herë të parë është konfirmuar edhe tek banorët e Prilepit – dy çifte mbi 60 vjet djali i të cilëve ishte në Kopaonik në Serbi, si dhe në Veles ku janë konfirmuar tre të infektuar.

Sipas vendit të jetesës, në Shkup janë 108, në Dibër – 41, në Kumanovë – 11, në Shtip – shtatë, Veles – tre, Kavadar – dy, Ohër – dy, Prilep – dy dhe në Gostivar – një.

Pesë nga 29 rastet e reja lidhen me ish-drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës. Ata nuk kanë pasur simptoma, por testet për koronavirus tek ta ishin pozitivë. Personat do të mbesin në izolim shtëpiak dhe do të jenë në kontakt me mjekët nga Klinika infektive. Të tjerët nga tridhjetë të testuarit lidhur me mjeken nga Dermatoloogjia ishin negativë.

Nga gjithsej 177 deri më tani të infektuar me koronavirus në vend, 14 ose 15 janë punonjës shëndetësorë nga Shkupi, Kavadari, Dibra dhe Kumanova.

Dy pjesëtarë të Armatës pozitiv në koronavirus, një nënoficer dhe ushtar, të cilët ishin duke ushtruar detyrat e punës së tyre në garnizonin Shkup, prej të cilëve njëri është pjesëtarë i cili detyrat e punës i ka ushtruar në restorantin ushtarak në kazermën Ilinden si personel ndihmës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje kumtoi se terapia e kombinuar me medikamentet hidroklor dhe azitromicin, i njohur si sumamed, që tashmë u tregua efikas në disa vende, u është dhënë dy pacientëve në Klinikën infektive.

Filipçe tha se kjo terapi nuk u jepet të gjithë pacientëve, nevojitet paraprakisht të bëhet analizë kardiologjike (EKG). Do të thotë nëse ka edhe ndryshim më të vogël në EKG-në, atëherë kjo terapi është kontraindikative. Ai bëri thirrje qytetarët të mos blejnë kokë më vete dhe të tentojnë t’i gjejnë medikamentet, sepse ajo terapi mund të jepet sipas indikacionit të saktë të mjekut specialist.

Që të pengohet përhapja e infektimit vendosen edhe masa shtesë restriktive. Në ditët e fundjavës (e shtunë dhe e diel) për të gjithë qytetarët do të jetë e ndaluar lëvizja nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm.

Në fuqi mbeten edhe të gjitha ndalesat paraprake: r ora policore nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit dhe ndalesë për më të moshuarit se 67-vjeç prej orës 05:00 deri në orën 11:00, ndërsa të rinjve deri në 18 vjeç u lejohet prej orës 12:00 deri në orën 21. fb/

Të fundit