26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

KRSKRR: Nivel më i lartë i kulturës së komunikacionit, parakusht bazë për komunikacion më të sigurt

Me rastin e 11 Majit – Ditës së kulturës në komunikacion, Këshilli Republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve (KRSKRR) apelon për nivel më të lartë të kulturës në komunikacion, me qëllim të zvogëlimit të numrit të të vdekurve dhe personave të lënduar në aksidente.

“Të respektohemi në mënyrë të ndërsjellë, si njerëz dhe si pjesëmarrës në komunikacion, dhe të ndërtojmë sistem të vlerave shoqërore në të cilin kultura dhe etika në komunikacion do të kenë vend të rëndësishëm dhe udhëheqës. Çdo mosdije, jokulturë dhe mosrespekt ka çmim, por mosdija, jokultura dhe mosrespekti i rregullave dhe dispozitave në komunikacion vlejnë jetë të humbura të njerëzve”, apelojnë nga KRSKRR.

Prej atje thonë se kultura e komunikacionit është lloj specifik i kulturës të cilën duhet ta posedojë dhe çdo ditë ta praktikojë çdo pjesëmarrës në komunikacion.

“Kultura e komunikacionit është element shumë i rëndësishëm në sigurinë e komunikacionit dhe nuk paraqet vetëm njohje të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit por edhe posedimi i shkathtësive dhe njohuritë të drejtohet automjeti, por njëkohësisht paraqet edhe shprehi të respektimit të tyre të rregullt të pakushtëzuar dhe zbatimi i tyre. Ajo paraqet mënyrë të perceptimit të marrëdhënieve në komunikacion, të lëvizjes dhe sjelljes e cila duhet të jetë në drejtim të plotësimit të interesave të përgjithshme dhe të përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa ajo është zhvillimi i pandërprerë dhe i sigurt i komunikacionit”, thuhet në kumtesën e KRSKRR.

Shtojnë se kultura dhe etika në komunikacion mësohen që në vegjëli. E domosdoshme është, t’i mësojmë fëmijët për kulturën e komunikacionit që nga mosha e hershme.

“Përvoja tregon se i mësojmë fëmijët në shumë punë, ndërsa jo mjaft i mësojmë për atë se si të jenë pjesëmarrës të sigurt dhe shembullor në komunikacion. Kultura e komunikacionit është pjesë e personalitetit të një njeriu dhe paraqet reflektim të karakterit të tij si njeri dhe si pjesëmarrës në komunikacion”, theksojnë nga KRSKRR.

Karakteristike është, shtojnë në kumtesë, ajo që pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në komunikacion janë të vetëm në qëndrimin se kultura e komunikacionit dhe etika nuk janë në nivelin e dëshiruar dhe të nevojshëm, por për fat të keq, thonë nga KRSKRR, pothuajse të gjithë i kërkojnë arsyet, fajin dhe lëshimet te të tjerët, ndërsa njëkohësisht duke haruar se komunikacioni është sistem kompleks, mozaik në të cilin të gjithë participojmë.

“Për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ekzistojnë rregulla të sakta dhe qartë të definuara dhe dispozita të cilat të gjithë duhet t’i dinë, por edhe t’i respektojnë. Përparimi i kulturës, etikës dhe tolerancës në komunikacion dukshëm do të kontribuojë për komunikacion më të sigurt dhe më të qetë, përkatësisht do të kontribuojë për më pak aksidente, rrëmujë më të vogël të komunikacionit dhe më pak persona të pësuar nëpër rrugë. Bëhuni të kujdesshëm, përgjegjës, të kulturuar dhe pjesëmarrës tolerues në komunikacion, sot dhe çdo ditë, porosisin nga KRSKRR. sa/

Të fundit