26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i Haraçinës: Nuk jemi të sigurt, policia i dinë kërcënuesit!

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Bajrami, në konferencë për media, ka shpjeguar arsyen e vendimit që administrate komunale të jetë e mbyllur për një javë. Ai ka thënë se ky vendimi është marrë pas incidentit që ka ndodhur ditën e martë.
”Këtë konferencë e kemi caktuar si rezultat i disa incidenteve që kanë ndodhur në të kaluarën, ndodhin edhe tani. E nëse e lëmë kështu pa mos reaguar do të ndodhin edhe në të ardhmen. E dinë organet e rendit, i njohin edhe personat që kërcënojnë jo vetëm mua si kryetar por edhe gjithë administratën. Andaj nga e marta pas atij incidentit komuna do të jetë e mbyllur deri të zgjidhet rasti i plotë”, ështrë shprehur kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Bajrami.almakos.com

Të fundit