27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi vazhdon debatin për pakon e ligjeve për Korridoret

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 115-të, në rendin e ditës të së cilës, ndër të tjera, janë edhe pakoja e ligjeve për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d.

Në rend dite janë ligjet e propozuara për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, Ligjit për Shpronësimin dhe Ligjit për Ndërtesat, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar, përcjell INA.

Në seancën e sotme janë edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ligjit për fitofarmacinë, Ligjit për themelimin e komisionit shtetëror për vendimmarrje në nivelin e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për monitorimin e komunikimeve, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Ndër pikat tjera të kësaj seance janë ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim, Projektligji për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë dhe informimi për gjendjen në Këshillin Gjyqësor.

Të fundit