Lehona nga Ohri ndërron jetë në Gjinekologjinë e Shkupit - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Lehona nga Ohri ndërron jetë në Gjinekologjinë e Shkupit

Mbrëmë vonë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ka ndërruar jetë një grua shtatzënë nga Ohri.

Pacientja ka qenë e moshës 37-vjeçare, e cila fatkeqësisht gjatë pranimit vetëm se kishte humbur foshnjën (fetusin).

“Për shkak të gjendjes febrile, mjekët fillimisht morën materiale testimi me Covid-19 dhe rezultatet pritet të dalin sot. Pas ndërhyrjes së duhur të mjekëve pacienti ishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe vdiq rreth orës 22:00. Dyshohet se shkaku i vdekjes së 37-vjeçares është tromembolia masive”, informojnë nga Klinika Gjinekologjike.

Bëhet fjalë për paciente me obezitet të lartë e cila 5 muajt e fundit nuk ka lëvizur fare, kurse sipas mjekëve në Ohër pacientja nuk i ka kryer me rregull kontrollet gjinekologjike./Telegrafi/

Related posts

Hua: Kina e mbështet hetimin e OBSH-së, por është kundër politizimit të pandemisë

Televizioni Koha

Hapja e dy ekspozitave për 10 Mars në Çifte Hamam është anuluar

Televizioni Koha

Konfiskohen 23 prona dhe 204 makina të kompanisë “Transmet” të Sead Koçanit

Televizioni Koha

Leave a Comment