“Llaskarca” vazhdon në Gjykatën penale – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

“Llaskarca” vazhdon në Gjykatën penale

Një javë pas përvjetorit të tragjedisë në afërsi të fshatit Llaskarcë, në Gjykatën penale është caktuar seancë e re kundër gjashtë të akuzuarve për fatkeqësinë e madhe rrugore të shkaktuar nga autobusi i kompanisë “Durmo turs”.

Në seancën e fundit për këtë lëndë u prezantuan raportet nga eksperët e Mjekësisë ligjore dhe psikiatri, në të cilat ceket se vozitësi, tani i akuzuar Manoil Trifunovski, ka qenë i sëmurë nga diabeti, por kjo nuk ka qenë shkak për pengesë të kryerjes së obligimeve të punës.

Më 13 shkurt të vitit të kaluar, rreth orës 16:30, pas pikë pagesës “Gllumovë”, në drejtimin rrugor Shkup – Tetovë, autobusi i “Durmo tursit” doli nga rruga, në të cilën fatkeqësi jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbi 35 kaluan me lëndime të rënda. .MIA.ab/

Related posts

Sot përfundon konkursi për paraqitjen e regjistruesve në Maqedoni

Televizioni Koha

KB: Pandemia ekziston shqetësim shumë i lartë se ndikimi i tij ekonomik do të shkaktojë më shumë përçarje, më shumë konflikt

Televizioni Koha

SPP: Të nënshkruhen 532 vendime për stazhierët edhe ata të fillojnë me punë

Televizioni Koha

Leave a Comment