27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM i kërkon VMRO-DPMNE-së të tregojë se në cilin komision duhet të shqyrtohet Marrëveshja për korridoret

Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së thuhet se partia e Hristijan Mickoskit ikën dhe nuk tregon se në cilin komision duhet të shqyrtohet Marrëveshja për korridoret.

“VMRO-DPMNE si pjesë e histerisë që udhëhiqet kundër kompanisë amerikane Bechtel, me ditë kërkonte që Marrëveshja për korridoret të dorëzohet në Kuvend dhe të shqyrtohet në komision kuvendar. Tani kjo parti me ditë po ikën, heshtin dhe nuk tregojnë se në cilin komision duhet të shqyrtohet ky komision”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata shtojnë se kur VMRO-DPMNE do të tregojë se ku duhet të shqyrtohet marrëveshja, atëherë e njëjta do të dërgohet në Kuvend dhe do të shqyrtohet në komision.

“Për VMRO-DPMNE-në më e rëndësishme është përhapja e lajmeve të rreme dhe trillime për pjesë të korridoreve, sesa të diskutojë në thelb Marrëveshjen”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Të fundit