26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Me pakon e tretë e masave ekonomike sigurojmë transformim të ekonomisë

Përmes tre pakove të masave me vlerë të përgjithshme prej 550 milionë eurove, të miratuara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, jemi duke e kapërcyer krizën ekonomike dhe sigurojmë gjallërimin dhe transformim të ekonomisë vendore.

Kështu qëndron në komunikatën e LSDM ku theksohet se dy paketat e para të masave kanë për qëllim mbështetjen e ekonomisë dhe ruajtjen e punëve të qytetarëve, ndërsa masat e paketës së tretë sigurojnë rigjallërimin e ekonomisë vendore përmes mbështetjes direkte për qytetarët dhe ekonominë.

“Paketa e tretë e masave ndërton një ekonomi të re, në zhvillim të Maqedonisë, rrit konsumin dhe stimulon mbrojtjen, promovimin dhe rritjen e furnizimit të brendshëm ekonomik”, qëndron në kumtesë.

Sipas LSDM-së, tre setet ekonomike, të cilat përfshijnë 730.000 shfrytëzues, i vendosin themelet për transformim të shpejtë të ekonomisë vendore. mb/

Të fundit