26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Me rishikimin e buxhetit do të shkurtojmë 100 milionë euro shpenzime joproduktive

Nga LSDM përmes një kumtese thonë se me rishikimin e buxhetit do të krijohen mundësi për masa të reja anti-krizë për qytetarët. Nga kjo parti theksojnë se me rishikimin e buxhetit planifikohet të shkurtohen 100 milionë euro nga shpenzime joproduktive.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është duke përgatitur rishikim të buxhetit me të cilin do të shkurtohen edhe 100 milionë euro të tjera shpenzime joproduktive. Kjo është shtesë nga reduktimi prej 8% i shpenzimeve rrjedhëse vitin e kaluar dhe masave shtesë të marra në 100 ditët e para nga qeveria për kufizimin e shpenzimeve. Ulja e kostove joproduktive dhe e kursimeve hap mundësinë e masave të reja për qytetarët dhe kompanitë për të amortizuar ndikimin e krizës ekonomike globale.

 

Të fundit