LSDM: Në mes të pandemisë me 500 amendamente, VMRO-DPMNE e bllokon Ligjin për mbrojtje shëndetësore - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

LSDM: Në mes të pandemisë me 500 amendamente, VMRO-DPMNE e bllokon Ligjin për mbrojtje shëndetësore

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “në mes të pandemisë, VMRO-DPMNE me 500 amendamente përpiqet ta bllokojë miratimi e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtje shëndetësore”.

Ata shtojnë se kjo është fytyra e vërtetë johumane e VMRO-DPMNE-së dhe se vazhdimisht flasin për shëndetin e qytearëve dhe ka pengesa që nga fillimi i pandemisë.

“Në moment serioz të pandemisë kur shteti, institucionet, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë qytetarët luftojnë kundër coronavirusit, opozita e papërgjegjshme punon në dëm të qytetarëve. Tani me parashtrimin e amendamenteve absurde dhe bizare, ku pamundësohet puna nga larg e deputetëve që ndodhen në izolim si dhe bllokim të mbrojtjes shëndetësore, opozita përpiqet ta bëjë Kuvendin jofunksional”, thonë nga LSDM duke shtuar se 300 mijë qytetarë presin kartelat pagesore ndërsa kompanitë presin mbështetje financiare.

VMRO-DPMNE, sipas tyre, në Kuvend dhe jashtë saj bën bllokime dhe këto bllokime janë të dëmshme për shtetin

Related posts

Mot me vranësira mesatare dhe erë nga drejtimi jugor

Televizioni Koha

OBT: Tetëdhjetë vende kanë kufizuar eksportin e maskave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore

Televizioni Koha

Boki 13 u ankua se është i sëmurë rëndë dhe u grind me Ruskoskën

Televizioni Koha

Leave a Comment