27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Për shkak të VMRO-DPMNE-së, shteti humbi 100 milionë euro

LSDM ka akuzuar partinë e Mickoskit se shkaku i tyre dhe mos votimi i ligjit, erdhi deri te humbja e 100 milione eurove ndihmë nga BERZH-i.

”Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tërhoqi kredinë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur SHA ESM dhe për ta ndihmuar atë të përballet me pasojat e krizës energjetike.

Tërheqja vjen pasi VMRO-DPMNE e bllokoi zgjidhjen ligjore me muaj të tërë, duke gënjyer hapur se do të mbyllte objektet energjetike REK Manastir dhe REK Oslomej.

Për shkak të destruktivitetit të Hristijan Mickoskit dhe partise se VMRO-DPMNE-së, qytetarët mbetën pa 100 milionë euro ndihmë në kohë krize.

Nuk është hera e parë që shteti dëmtohet financiarisht nga VMRO-DPMNE, ashtu ishte me kredinë nga Banka Botërore gjatë krizës së koronavirusit, kur zëvendësministrja e atëhershme e Financave Gordana Kochovska Dimitrievska nuk e nënshkroi kredinë.

Si shumë herë më parë, VMRO-DPMNE-ja jo vetëm që nuk ndihmon, por në kohë krize e thellon shtetin.

Është sjellje e turpshme, e ulët dhe e papërgjegjshme e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe do të gjykohet dhe vlerësohet nga qytetarët” -thonë nga LSDM-ja. /Telegrafi/

Të fundit