Mançevski: Nuk do të lejojmë presione mbi administratorët sikur më parë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Mançevski: Nuk do të lejojmë presione mbi administratorët sikur më parë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

Ai tha se nuk do të lejohet që të ketë presione mbi administratorët, ndërsa mohoi se një gjë e tillë është bërë për marshin e organizuar nga LSDM-ja.
Mançevski tha se qeveria nuk do të lejojë që tek zgjedhjet të vendoset njollë, ndërsa shtoi se gjatë javës së ardhshme do të publikojnë mjet online, ku të punësuarit në administratë në mënyrë anonime mund t’i paraqesin presionet eventuale, ose shkeljet e ligjeve.

“Nëse ka njoftim, i njëjti duhet të procesohet më tej. Nuk duhet të lejojmë të na përsëriten fotografitë nga e kaluara, ku ka pasur presione të fuqishme mbi të punësuarit në administratën publike para zgjedhjeve”, tha Mançevski./Telegrafi/

Related posts

Nesër zyrtarisht bëhet hapja e pikës së re kufitare Bellanoc- Stançiç

Televizioni Koha

Objektet dhe oborri i SPB-së në Tetovë me shtigje të veçanta për personat me handikep

Televizioni Koha

Vazhdon moti i nxehtë me temperatura deri në 41 gradë Celsius

Televizioni Koha

Leave a Comment